Njihuni me Kompaninë

Kush jemi?

Për ndërtimin e së ardhmes!


Glavenica SHPK është një nga kompanitë e para të ndërtimit në Shqipëri, me një histori 26-vjeçare.

Falë përkushtimit dhe punës, ne jemi kthyer në një kompani me vizion dhe me shumë ambicie për të ardhmen. Ne dhe partnerët tanë punojmë çdo ditë për zhvillimin dhe përmirësimin jo vetëm të kompanisë dhe të stafit, por dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Vizioni i kompanisë Glavenica SHPK është të jetë një ndër kompanitë lider në treg duke ofruar inovacion dhe projekte me cilësi sa më të lartë. Pikat kyçe të kompanisë sonë që prej themelimit të saj mbeten cilësia dhe korrektësia. Ne do të vijojmë të adoptojmë metodat dhe teknologjitë më inovatore dhe më të avancuara dukë bërë të mundur rritjen e produktivitetit dhe duke siguruar një kosto efektive.

Stafi ynë, puna e tyre e palodhur dhe shpirti i bashkëpunimit na diferencon nga kompanitë e tjera. Qëllimi i Glavenica SHPK është të ofrojë cilësi, korrektësi dhe inovacion në tregun shqiptar dhe atë ballkanas. Me anë të eksperiencës tonë shumëvjecare, ne ofrojmë siguri për partnerët tanë dhe klientët tanë.

“Së bashku do ndërtojmë të ardhmen!” është slogani i kompanisë dhe qëllimi ynë. Falë stafit, partnerëve dhe klientëve tanë, ne do t’a bëjmë të pamundurën të mundur!

Keni pyetje?
Na kontaktoni kurdo!

+355 68 40 95 450


DËRGO MESAZH